Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Avokati i ish-kryeministrit: “Berisha më kontaktoi vetë, më tha që arrestuan Abin”

17:41 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
genc gjokutaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e tij për ish-kompleksin “Partizani”, Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ka zbuluar detaje lidhur me rastin.

Gjokutaj u shpreh se ishte vetë Berisha që e kontaktoi dhe i kërkoi të jetë mbrojtësi i tij ligjor. Ai tregoi se Berisha i tha se “kanë arrestuar Abin”, duke iu referuar dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Gjokutaj shtoi se Berisha nuk ka qenë i shqetësuar për çështjen, por zbuloi se meraku i ish-kryeministrit është trajtimi i rastit me kujdes dhe me një strategji të qartë.

“Vetë zoti Berisha më kontaktoi për të qenë avokati i tij. Më tha që jam në dijeni kanë arrestuar Abin. Jam avokati i tij bashkë me Sokol Mëngjesin. Unë Berishën e njoh prej vitit 1992. Berisha nuk m’u duk fare i shqetësuar, meraku i tij është të kemi një strategji të qartë dhe të trajtohet gjithçka si duhet.

SPAK mbrohet duke thënë se nuk shkoi në parlament për shkak se detyrimi i paraqitjes nuk është heqje lirie. Ka një kontribut personal të kryeministrit që kjo çështjes të mbërrijë këtu ku ka mbërritur.

Unë ndihem komod për një fakt, sepse pjesën politike më mirë se Berisha nuk di ta bëjë njeri, ndaj na lirohet koha për mbrojtjen juridike. Ai do jetë po kaq bashkëpunues me drejtësinë, por kur të vendoset kushtetutshmëria e këtij procesi.

Çështjet në të cilat mplekset politika dhe iniciohen për qëllime politike, nuk mund t’u parashikohet shtrirja në kohë. Kemi një kundërshtar në proces, që duhet të shohim shpejtësinë me të cilën do ndjekë procesin. Vendimmarrja e Berishës asokohe ka qenë e vlefshme për shumë përfitues dhe jo vetëm për banorët e asaj zone, mes të cilëve edhe Malltezi”, u shpreh Gjokutaj mes të tjerash.

avokati Berisha Genc Gjokutaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.