Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Avokati i Princit Harry: Jeta e tij është në rrezik

21:01 / April 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harry and meghan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princi Harry u rishfaq sot në Gjykatën Mbretërore të Drejtësisë në Londër për të apeluar kundër ndryshimeve në sigurinë e tij që nga largimi nga detyra mbretërore, me avokatin e tij duke paralajmëruar se “jeta e tij është në rrezik”.

Princi Harry, djali më i vogël i mbretit Charles, po përpiqet të anulojë një vendim të Zyrës së Brendshme në vitin 2020, i cili nuk do t’i jepte automatikisht mbrojtje personale policore gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi Reuters.

Harry hoqi dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe tani jeton në Kaliforni me gruan e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre.

Kërkesa e tij u refuzua vitin e kaluar, kur Gjykata e Lartë vendosi se vendimi ishte i ligjshëm, por atij iu dha leja për të apeluar.

Në ditën e fundit të seancës dy-ditore, Princi Harry foli me ekipin e tij ligjor ndërsa avokatët e qeverisë argumentuan se vendimi për të marrë një qasje “të përshtatur” për sigurinë e tij ishte i justifikuar.

Avokati i Home Office James Eady tha se vendimi ishte bazuar në një vlerësim sigurie.

Pasi një pjesë e seancës për aranzhimet specifike të sigurisë u mbajt në mënyrë private, avokati i Princit Harry, Shahed Fatima, tha se rasti kishte një rëndësi të madhe personale për princin.

Jeta Meghan Markle Princ Harry rrezik SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

19:06 / July 18, 2025

Afron seanca numër 49 për konstituimin e Kuvendit, Presidentja Osmani takim me Fatmir Limaj

17:19 / July 18, 2025

Koreja e Veriut ndalon turizmin e huaj në resortin bregdetar

14:12 / July 18, 2025

Koreja e Jugut e pushtuar nga shirat/ Evakuohen 1.300 banorë

13:40 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.