Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Avokati kërcënon klientin, mori 2.5 mln lekë për një proces që s’e hapi kurrë

21:06 / February 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Alfred Thomo për 8 vite nuk i hapi asnjë proces gjyqësor qytetarit, edhe pse mori 2.5 mln lekë për përpjestimin e pasurisë. Gjykata nuk ka ndërmarrë asnjë proces gjyqësor lidhur me këtë çështje, pasi kërkesë padia e paraqitur nga avokati Thano nuk ka qenë e saktë. Sot ai mashtron e kërcënon qytetarin se i kërkon lekët, pasi nuk bëri punën.

Fiks Fare solli rastin e qytetarit nga Korça, Barjam Trokës i cili denoncon avokatin e tij Alfred Thomo. Ky i fundit sipas z.Troka e ka mashtruar se do t’i bëjë përpjesëtimin e pasurisë, por që prej 8 vitesh nuk ka bërë asgjë. “Kam paguar 2 milionë e gjysmë lekë, kanë kaluar 8 vite dhe ai s’më ka bërë asgjë. I kam dhënë lekë për të mbledhur dokumente, por nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore” thotë Barjami për Fiksin.

Sipas tij e ka telefonuar disa herë po as në telefon nuk i përgjigjet më. ” E kam marrë në telefon, kam kërkuar ta takoj, por s’kam mundur, s’kam ku ta gjej” shprehet i shqetësuar z.Troka.

Fiksi solli bisedën midis qytetarit dhe avokatit, ky i fundit në takimin e parë tha se do e merrte qytetarin në telefon pasdite dhe të takoheshin , por që kaloi më shumë se një muaj dhe nuk e bëri.

Në takimin e dytë të qytetarit dhe avokatit, të  pasqyruar me zë dhe figurë nga emisioni Fiks Fare, avokati kërcënon qytetarin, duke i thënë se “do të ther me thikë” , kjo vetëm se përse qytetari i kërkonte përgjigje se çfarë po bëhej me çështjen e tij. Avokati i thotë qytetarit se nuk është faji i tij, që gjykata ka kthyer  mbrapsht dokumentacion.” Ik mos më çaj b… dokumentet i ka kthyer gjykata, po do t’i kthej dokumentet, por lekët t’i harrosh” i thotë avokati qytetarit.

Gazetarët e Fiksit  u interesuan edhe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ku në përgjigjen e saj zyrtare gjykata sqaron  se paditë e ngritura me paditës Barjam Trokën dhe avokat Fredi Thomon kanë rezultuar me mungesë në dokumentacion dhe kërkesa padia në vetvete ka pasur të meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.