Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Avokati Ngjela për Berishën: Nëse dënohet, ikën nga politika! PD-ja merr pushtetin brenda muajsh

15:03 / December 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i njohur Spartak Ngjela, e quan një veprim ligjor normal që pason refuzimin e Sali Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e Kuvendit për arrestimin.

”Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji”,-tha Ngjela. Kurse për mosbindjen civile për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish-kryeministrin. Po ashtu Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit për Sali Berishën PD-ja merr qeverinë.

”Do e ndihmojë shumë PD. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot sepse lideri i PS-së dhe krerët e duan Saliun ta kenë atje të fitojnë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në. Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe”,-tha në ”Report Tv”.

Ngjela është i bindur që Berisha gabon kur refuzon të shkojë në gjykatë pasi në këtë mënyrë ai nuk mbron veten. Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.