Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Avokati i Popullit: Në 1 Maj luftoni për të drejtat tuaja, ndal punës në të zezë

11:57 / May 1, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
totozani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maji,  kërkon më shumë vëmendje nga autoritetet lidhur me përmirësimin e kushteve të punës e vecanërisht për sektorët më të vështirë. Po ashtu, ai i ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve të intensifikojnë monitorimet dhe kontrollet, si dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të ndalur shfrytëzimin e të miturve në punë të vështira, siç është rasti i fëmijëve në Bulqizë që për shkak të varfërisë detyrohen të mbledhin krom në mal.

Totozani thekson se pavarësisht masave të marra deri tani, duhet bërë më shumë edhe për ndalimin e punës në “të zezë” apo të punës pa sigurime shoqërore e shëndetësore, fenomen ky që barasvlerëson me zero kontributin e individit, duke sjellë pasoja të rënda financiare për të ardhmen.

Sipas Avokatit të Popullit, drejtuesit e institucioneve dhe vendimmarrësit duhet të fokusojnë vëmendjen në drejtim të punësimit, e sidomos të krijimit të më shumë hapësirave për të rinjtë, të sapodiplomuarit që kanë nevojë për mbështetje dhe eksperiencë.

 

“Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve është momenti për të kërkuar zbatimin e ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, por edhe të krijimit të më shumë mundësive të trajnimit dhe përfshirjes në skemat e punësimit të grupeve vulnerabël, në mënyrë që edhe këta qytetarë të gjejnë veten përmes punës dhe të ndërtojnë të ardhme të sigurta dhe të qëndrueshme për veten dhe familjet e tyre.  Mbështetje dhe ndihmë më e madhe duhet dhënë për fuqizimin e gruas përmes punësimit, pasi mundësitë ekonomike më të mëdha për to shndërrohen edhe në një element mbrojtës nga dhuna në familje.”, -tha ai.

 

Një rëndësi të veçantë në këtë ditë , thekson Totozani, merr edhe garantimi e respektimi i marrëdhënieve korrekte në punë, në respekt të plotë të ligjit. Shkëputja e marrëdhënieve të punës në mënyrë të padrejtë, përbën shkelje të të drejtave të njeriut, por është edhe abuzim me detyrën.

“Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve mbetet një moment frymëzimi për të gjithë, për të treguar guxim dhe vendosmëri në kërkesat për respektimin e të drejtës së punës, e të drejtës për një jetë më të mirë”, shprehet Avokati i Popullit, Totozani./TiaranNews/

 

1 Maj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.