Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Avokati: SPAK po tenton të kthejë Alqi Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë

21:52 / April 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol hazizaj drafti opozites
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sokol Hazizaj, avokati i Alqi Bllakos thotë se ka patur tentativa nga SPAK për ta shndërruar ish-deputetin në bashkëpunëtor të drejtësisë. 

Bllako akuzohet për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë atë në “arrest me burg”.

Kjo, tha avokati për emisionin “Now” në Euronews, është një procedurë standarde e drejtësisë, por në rastin e ish-deputetit vjen edhe për shkak se “vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë”.  

Avokati i ish-deputetit të PS foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos.

Vonesa prej 12 orësh në arrestimin e ish-deputetit ka ardhur për shkaqe procedurale në ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

“Vendimi i gjykatës shoqërohet me disa veprime procedurale që duan kohën e tyre”, u shpreh Hazizaj. 

Bllako, – shtoi ai – ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi.

Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionar i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur janë pozitë të tillë.

“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik”, tha Hazizaj.

Sipas tij, Bllako në detyrën pranë Ministrisë së Mjedisit ka kryer akte në përputhje me ligjin e nëpunësit civil.

“Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.

Për punësimin e babait të Bllakos, në një kompani për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Hazizaj tha se ka ndodhur para se Bllako të ishte Sekretar i Përgjithshëm.

Alqi Bllako u arrestua në orën 03:30 të datë 1 prill për korrupsion dhe shpërdorim detyre në aferën e inceneratorit të Fierit.

SPAK akuzon se ish-deputeti ka kryer falsifikim në rastin e shpronësimit të tokës ku u ndërtua inceneratori.

drejtesise sokol hazizaj tenton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.