Fotini, ish-banorja e “Big Brother VIP 2” ka prekur me rrëfimin e bërë ditën e sotme në “S’e luan topin”.
Ajo i ka dërguar një mesazh të ndjerë babait të saj, i cili vite më parë i ka braktisur. Fotini i ka kërkuar të atit që të mund të ri takoheshin dhe të rregullonin raportet.
“Unë jam prapë edhe do jem e hapur gjithmonë sepse unë jam vajza e tij. Nëse ndryshojnë gjërat dhe me kalimin e kohës krijojmë një raport të denjë unë jam këtu, kam gjakun e tij. U bën disa vite që s’kam patur asnjë raport me babain. Unë kam bërë disa tentativa, e kam kërkuar ta gjej dhe ta takoj, por nuk e kam gjetur. Unë babait do t’i thosha që jam rritur dhe tani i kuptoj mirë gjerat. Nuk mbaj inat në zemër. Në çdo moment që ai është i gatshëm për të krijuar një raport të mirëfilltë unë jam e hapur”, tha Fotini.
