Një burrë në Greqi harroi në makinë foshnjën 5-muajshe në Greqi. Burri në fjalë e mori fëmijën me vete dhe shkoi në punë. Ai e la foshnjen në makinë dhe zbriti të vijonte punën e për të u kujtua vetëm kur e mori bashkëshortja në telefon për ta pyetur.
Ai doli dhe pa që foshnja ishte asfiksuar duke qëndruar për orë të tëra i mbyllur në makinë.
Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Artës, ku është konstatuar vdekja e tij. Mësohet se edhe babai i fëmijës ndodhet në spital duke u trajtuar, pasi ka pësuar tronditje.