Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Babai i Aldi Ramës: Nuk e kam torturuar ish-gruan

14:11 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 615aedaf27510
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aldi Rama vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha më 28 shtator. Polici i kërkoi që ta kontrollonte, por 21-vjeçari që ishte me arrest shtëpie nuk pranoi që të dorëzonte dokumentet por e qëlloi atë me dy plumba duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën KuneVainit në Lezhë, ku menjëherë Aldi u shpall në kërkim. Ai qëndroi për katër orë i fshehur. I rrethuar nga forcat RENEA, i riu u vetëvra dhe më pas vdiq në spital.

Në media kanë qarkulluar lajme se babai i Aldit, Rufan Rama, ka qenë i dënuar me burg pasi ka dhunuar ish-gruan e tij në sy të fëmijëve. Ditën e sotme, Rufani ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku flet për këtë ngjarje dhe për burgosjen e xhaxhait të Aldit.

“U çudita nga çfarë dëgjova në lajme për xhaxhanë e Aldit. Xhaxhai i tij ka 4 ditë që është i izoluar në Lezhë dhe nuk e lejuan që të shkojë të varrosë nipin. Për një hiç gjë, për shitje kapsollash. Mendova që të bëhej në Durrës varrimi dhe nuk doja kurrë në Lezhë”, tregon ai.

Në lidhje me dhunën ndaj ish-gruas, Rufani shprehet se kanë pasur një mosmarrëveshje në vitin 2009.

“Patëm një problem. Bëra burg për atë që bëra. Por në asnjë mënyrë nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve.

Ishim në gjakftohtësi, aty qe një veprim që e bëra gabim. Nuk është e vërtetë se kam përdorur tortura ndaj saj. Jam dënuar 6 vite”, tha zoti Rama, i cili shtoi se gjatë kësaj periudhe ndihmonte edhe familjen me para, pasi kishte kursyer.

Rufani foli gjithashtu edhe për një gjyq të djalit të ndjerë, për të cilin ka paguar rreth 11 mijë euro që ta linin të lirë.

“Na merrnin avokatët kot, dhe faktet dolën që djali im ishte i pafajshëm. Herën e dytë nuk kisha mundësi”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.