Leo Messi mbetet i vendosur për t’u larguar nga Barcelona. Ai e kishte të qartë se me klauzolën e largimit në kontratën e tij aktuale, do të ishte në gjendje të çlirohet nga klubi “blaugrana” sapo të përfundonte sezoni 2019-20. 6 herë fituesi i “Topit të Artë” është i sigurt që në kontekstin e ri për shkak të COVID-19, klauzola është ende në fuqi, pasi garat kanë përfunduar më vonë se sa pritej, kështu që mund të largohet që tani.
Nesër janë parashikuar testet mjekësore për të gjithë lojtarët por Leo, përmes të atit, ka bërë të ditur se nuk do të prezantohet. Nuk do të jetë gjithashtu edhe të hënën për rinisjen e stërvitjes për sezonin e ri, duke munguar në seancën e parë nën drejtimin e Ronald Koeman. Në këtë pikë është e qartë se Messi e konsideron të përfunduar kontratën e tij me klubin.
E ndërkohë, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat katalanase, në fakt, Josep Maria Bartomeu ka vendosur të shkarkojë avokatët e studios Cuatrecasas, konsulentët legalë të pleshtit aq sa edhe të Barcelonës pasi i ka shpallur “fajtorë” se i kanë këshilluar dhe e kanë drejtuar argjentinasin në zgjedhjen për tu larguar nga klubi blaugrana.