Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Babai i tij u mërzit dhe unë…”, Blerina Gjylameti zbulon sakrificën më të madhe që ka bërë për bashkëshortin e saj

15:18 / March 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ishte sot pjesë e rubrikës ‘Gjysma ime’ tek E Diela Shqiptare, së bashku me bashkëshortin e saj. Si rrallë herë ata kanë folur për lidhjen e tyre, dashurinë 25-vjeçare dhe shumë aspekte të tjera private dhe profesionale. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se cila është sakrifica më e madhe që ajo ka bërë për Kostën, Blerina shprehet se ndërrimi i mbiemrit.

Ardit Gjebrea: Kosta cila ka qenë sakrifica më e madhe që ke bërë për Blerinën?

Kosta: Që jam sot këtu.

Ardit Gjebrea: Ti nuk ke dalë asnjëherë, nuk ke qenë në ndonjë program televiziv?

Kosta:  Ja ku jam sot. 

Blerina Gjylameti: Jo para dritave, është pas kuintave dhe jo nën ndriçimin e skenës.

Ardit Gjebrea: Po ti Blerin cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për Kostën?

Blerina Gjylameti: Ndryshimi i mbiemrit. Unë e kam menduar gjithmonë shumë parimisht që ndryshimi i mbiemrit të bën të mos ekzistosh më, pra deri në momentin që ne u celebruam, kisha një mbiemër tjetër dhe mendoja se nuk do të ekzistoja më, ishte mbiemri Maçolli kështu që e kisha vendosur që nuk do e ndryshoja dhe e ndryshova më pas. Ishte momenti që pyesin kë mbiemër do marrësh dhe që në atë moment thashë mbiemrin tim.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëri Kosta?

Blerina Gjylameti: Nuk bëri asnjë gjë, por babai i Kostës u ndje pak keq sepse mua më kanë konsideruar si një vajzë dhe me zor prisnin që familja e tyre të shtohej me një vajzë tjetër, por unë e kisha në parim jo ndryshimin e mbiemrit. Pasi e pashë që u mërzitën shumë dhe më pas Kosta më kërkoi që unë të shkoja drejt atij dhe të merrja këtë vendim të ndryshimit të mbiemrit dhe e ndryshova të nesërmen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.