Tashmë jemi në sezon festash dhe kush e kush nga njerëz të njohur të ekranit të postojë foto me pemën e Krishtlindjes. Një prej tyre është dhe Rudina Dembacaj, aktorja e humorit dhe moderatorja e cila është përfolur mjaft në median rozë për ndarjen nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka postuar një foto me vogëlushen Victoria para pemës së festës e sigurisht që ndjekësit nuk kanë harruar ta pyesin se ku është babai i vajzës. Rudina nuk ka përtuar ti përgjigjet.

“Padyshim qe nje kujtim shum i bukur bravo Rezarta. Nje pyetje babai vajzes ku ndodhet? Po e drejtoj pyetjen jo se kam ndonje interes te madhe por duke qen se shume VIP-a kur ndahen u servirin njerzve nepermjet mediave qe “jo ne jemi shume shok te mire”, “jo do jet gjithmone prezent prane vajzes . Ndoshta Victorias mund ti mungoj prezenca e te atit ketu sepse Krishtlindje do te thote ndryshe familje, feste, gezim. Nuk dua te te gjykoj por as mund te pajtohem dot me idene ne ndahemi po ne jemi ketu per ty pra ne nuk jemi Amerikan”, shkruan ndjekësja.
Sigurisht, ky koment i ka rënë në sy moderatores, e cila nuk e ka lënë pa një përgjigje:
“Moter Krishtlindjet nuk kane ardhur akoma! Nuk i mungon asnje moment babai e dashur. Te jesh e bindur qe une dhe babi i vet, e duam shume me shume se ti. Faleminderit”- i është përgjigjur Rudina.
