Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Babai kalon pronën në emrin e tij për ta shpëtuar nga burgu, por tani djali nxjerr jashtë familjen

18:53 / July 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
213170435 2185888741554158 7101526944770382710 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka qenë Myzejeni dhe Kujtimi, nuse dhe vjehërr, ku kanë një problem në lidhje me një pishinë që ata kanë hapur si familje. Kur shkoi nuse tek shtëpia e burrit, ajo gjeti një pishinë të ndërtuar, por ishin në borxh rreth 100 milionë.https://www.youtube.com/embed/FAPIiqpi9E0

Ajo iku në Greqi për të punuar dhe për të larë borxhet, ku humbi dhe fëmijën e parë duke punuar ditë-natë. Vjehrri i thotë të kthehen nga Greqia sepse do i lerë pishinën, por ajo shprehet se nuk i ka dhënë as pishinën dhe tani dëshiron që t’i nxjerrë dhe nga shtëpia.

Myzejeni shprehet e revoltuar se një djalë e mban brenda në shtëpi dhe tjetrin kërkon ta nxjerrë jashtë duke i futur në sherr.

Myzejeni: Unë dua Lekët e mia, që ka derdhur çuni dhe Lekët që kam punuar unë atje dhe kam derdhur djersë. Erdha nga Greqia, ndërtova shtëpinë dhe po ma merr.

Kujtimi: Nuk të vjen zor nuse që më solle këtu?

Myzejeni: S’të vjen turp ty që po i le çunat të vriten.

Trualli ku është ndërtuar kjo pishinë ka qenë në emër të të gjithëve, por më pas ia vunë në pronësi të vëllait të madh që mos përfundonte në burg, për një problem ligjor që kishte të bënte me ndërtim pa leje. Pasi t’i shpëtonte burgut, Arenci, vëllai i madh do e kthente truallin në pronësi të të gjithëve, por kjo gjë nuk ndodhi, madje ai i kërkon të gjithëve të dalin nga ky truall.

Myzejeni dhe burri i saj Genci kanë ndërtuar shtëpinë e tyre në ambientin e pishinës, por Arenci pretendon se ato janë dhoma veshje dhe i kërkon të largohen nga kjo pronë se ndryshe do ketë pasoja.

Kujtimi pretendon se pishina është e të gjithëve, por problemi qëndron se është pa letra dhe trualli ku është ndërtuar kjo pishinë është në emër të Arencit, ku thotë që të prishet gjithçka dhe do dua truallin e lirë siç ka qenë.

Myzejeni thotë si mund të prishet ky biznes ku të gjithë paranë e jetës së saj e ka hedhur në këtë biznes. Kujtimi edhe pse nuk ka asnjë pronësi në dorë, vazhdon të shprehet se kjo pronë do jetë në emër të të gjithëve.

Eni Çobani bën një telefonatë me Arencin, vëllain e madh të familjes, por ai shprehet që mos ta bezdisinë më sepse është në një proces gjyqësor dhe këtë e vendos shteti. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.