Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Babai kapi duke abuzuar kryeplakun e fshatit me vajzën e tij, merret i pandehur Ervis Rapo

15:30 / December 5, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Ervis Rrapo
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ervis Rapo, kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me të meta mendore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin Prill 2023, ndërsa tashmë ndaj Ervis Rrapos është ngritur akuza e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur”.

Sipas dosjes hetimore i riu rezulton të jetë kapur në flagrancë nga babai i vajzës, i cili më pas i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal, kundër kryeplakut të fshatit.

Ditën e ndodhjes së ngjarjes në mëngjesin e 8 Prillit, Rapo, ndodhej në qytetin e Korçës. Ndërsa në orët e drekës, së kësaj dite kryeplaku Ervis Rapo, është kapur nga babai i vajzës, teksa abuzonte seksualisht me B.G, brenda në shtëpinë e saj.

Sipas babait të vajzës, në datën 8 prill, ai është kthyer në banesën e tij, teksa kishte mbaruar punët e përditshme në fshat. Në banesë ndodhej vetëm vajza.

Kur ka hyrë në korridorin e shtëpisë, ka vënë re se çdo gjë ishte rrëmujë dhe në një cep ndodhej vajza e tij. Sipër saj ishte kryeplaku i fshatit Rehovë, Ervis Rapo, i cili ndodhej i zhveshur lakuriq dhe ja kishte zënë gojën duke kryer marrëdhënie seksuale.

Të njëjtët dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marrë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë. Ndërsa kryeplaku Rapo, ka mohuar implikimin e tij në këtë rast përdhunimi, duke treguar në polici se gjithçka është një hakmarrje personale e babait të vajzës.

Rapo, ka mohuar dëshmitë e tyre, duke pretenduar se gjithçka është kryer në shenjë hakmarrje, pasi herë pas here ai ka pasur konflikt me S. G.

“…kam pasur disa herë konflikte me babain e vajzës dhe në datën 8 prill, S. ka shkuar në banesën e tij, rreth orës 19:00 dhe ka takuar babain tim, duke i thënë se djali jot më ka ngacmuar vajzën sot dhe në këtë kohë kam dalë unë dhe ka debatuar mbi këtë pjesë. Më pas nuk kam pasur asnjë lidhje me vajzën e tij…” – është shprehur Ervis Rrapo.

Por pas këtij debati, Ervis Rapon, e ka marrë në telefon, A.P., i cili është administrator i njësisë administrative, Vithkuq, duke i thënë që e ka telefonuar S. G, dhe i kishte pohuar se “…kryeplaku i fshatit me ngacmon çupën…”. Por Ervis Rapo, i është kthyer A.P., se ky fakt nuk është i vërtetë dhe se ai po trillon.

Rapo shton se B.G dhe babai i saj S. kanë trilluar për shkak se ai ka pasur disa konflikte me këtë shtetas, mbi bagëtitë dhe ujin e pijshëm që furnizon fshatit. Ujë në të cilin, S., kishte bërë ndërhyrje të pa autorizuara.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria e Korçës ka marrë të pandehur kryeplakun Rapo dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohen seancat e para gjyqësore kundër tij.

/Ora News

Ervis Rapo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.