Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Baballarët e sotëm janë prishur nga mendtë”, Ola Bruko: Burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas

07:25 / October 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5121
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Ola Bruko ditët e fundit ka qenë si asnjëherë, kryefjalë e mediave rozë. Ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie me Endri Priftin, këngëtarin korçar i cili bashkë me të vëllain janë prej kohësh pjesë e emisionit të saj televiziv.

Ola Bruko ka qenë e martuar me Andi Papaproko, babi i dy fëmijëve të saj.

Ndërkohë sot, e ftuar në “Shije Shtëpie”, Ola Bruko shprehet se kohët moderne kanë shkaktuar një ndryshim jo të mirë te baballarët pasi duket sikur “i kanë prishur pak nga mendtë” dhe “i vret e mira”. Përsa i përket burrave korçarë, moderatorja shprehet: Thonë se burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas, nuk e di tani…

Ola Bruko: Unë kujtoj për shembull, e vogël, kujtoj gjyshin tim i cili ishte shumë autoritar, kur hynte ai në shtëpi, ishte ushtarak, nuk pipëtinte miza aty. Kur flinte ai gjumë në drekë, s’bëhej fjalë të ngrihej zëri. Ama, ishte po ky autoritari i cili fshinte pluhurat, i cili na mësonte ne të vegjëlve se si të qëndronim pranë gjyshes që të mësonim të gatuanim e të tjera me radhë. Ndihmonte jashtë mase shumë në shtëpi. Ky është gjyshi nga mami.

Kujtoj gjyshin nga babi tani i cili ishte gjithashtu i butë, jo me autoritetin e një ushtaraku po prapë me autoritetin e kryefamiljarit i cili më ushqente mua me vezën ‘rufiqkë’ i themi ne nga Korça, po ashtu vëllain tim, fshinte shtëpinë, lante rrobat se në atë kohë s’kishte lavatriçe.

Katerina Trungu: Mos janë nga Korça kështu se shumë kam parë që nga Korça i bëjnë punët e shtëpisë…

Ola Bruko: Po kështu thonë, që burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas, nuk e di tani.

Katerina Trungu: Më ka qëlluar që shumë burra të Korçës bëjnë punë në shtëpi.

Ola Bruko: Në fakt të dyja familjet, mamin edhe babin i kam nga Korça, kështu që ndoshta, nuk e di.

Katerina Trungu: Ndoshta ndikon deri diku.

Ola Bruko: Pastaj kujtoj babin tim, i cili më lante, më krihte, merrej me mua, kujdesej, më mësonte shkronjën e madhe të shtypit, ishte aty prezent me mua gjithë kohës. Jo mami, ka qenë babi. Mami punonte, babi punonte gjithashtu por ai ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj ecurisë tonë qoftë në shkollë, qoftë në shtëpi, fjetja me orar e të gjitha këto me radhë.

Baballarët e ditëve të sotme, me thënë të drejtën unë nuk i shoh prezent në shtëpi. Është prezent më shumë gruaja, e cila gjithashtu punon si ata, nga mëngjesi në darkë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.