Babë e bir kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Vlorës me plagë thike.
Policia bën me dije se nga hetimet rezulton që ata te jenë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur pranë banesës së tyre.
Por, në afërsi të stanit, tre autorët e dyshuar që mendohet se kishin si qëllim grabitjen, janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.
Por gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, policia ka konstuar 180 bimë narkotike, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga babai dhe djali.
Atyre u është gjetur në shtëpi gjithashtu një automatik dhe një pushkë.
