Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Baerbock kritikon Putinin për lojën ‘cinike’ të marrëveshjes së grurit

21:35 / September 4, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
annalena baerbock
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka kritikuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të bllokuar marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, të mbështetur nga OKB-ja, duke e akuzuar atë për lojëra “cinike”.

Putin, do të presë në një takim presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po përpiqet ta bindë atë të rinovojë marrëveshjen.

“Përpjekjet e Erdoganit për rinovimin e marrëveshjes janë të rëndësishme”, tha sot Baerbock pas një takimi me ministren e Jashtme rumune, Luminiţa Odobescu, në Berlin.

“Për shkak të Putinit, transportuesit e mallrave, sërish nuk kanë kalim të lirë”, tha Baerbock, duke iu referuar anijeve të ngarkuara me grurë ukrainas, të bllokuara në portet e Detit të Zi që nga korriku.

Në atë kohë, Moska tha se po ndërpriste pjesëmarrjen në marrëveshjen një-vjeçare, e cila krijoi korridore për eksportin e dhjetëra milionë tonëve grurë dhe plehra kimike, pavarësisht bllokadës detare ruse.

“Rusia po përkeqëson urinë globale. Megjithatë, puna në rrugë alternative vazhdon, tani më shumë se kurrë”, theksoi Baerbock.

Annalena Baerbock kritika putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, 15% më shumë se tre vite më parë

16:43 / October 25, 2026

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

15:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Pjesëmarrje mbi dyfish më e lartë se në vitin 2023

11:18 / October 25, 2026

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.