Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bajram Begaj nderon Ernest Simoni në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak

13:02 / May 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2479
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një “martir i gjallë”.

“Historia Juaj është dëshmi e gjallë se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin dhe dinjitetin njerëzor. Historia Juaj, Kardinal Ernest Simoni, na mëson se besimi nuk matet në kohë të qeta, por në kohë sprove dhe se dinjiteti i njeriut nuk varet nga rrethanat, por nga qëndrimi që ai mban përballë tyre”, u shpreh Presidenti i Republikës në mesazhin për 70-vjetorin e shugurimit të Kardinal Simonit, ku nderoi edhe sakrificën e klerikëve gjatë diktaturës dhe të 38 martirëve katolikë të lumturuar.

Presidenti i Republikës theksoi se falë kësaj sakrifice dhe përkushtimi Shqipëria sot është model i bashkëjetesës fetare, një nga vlerat më të çmuara dhe më të bukura që kemi. Ai u shpreh: Kjo harmoni ndërfetare është përgjegjësi e përditshme dhe pasuri që duhet ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim me krenari te brezat e ardhshëm. Por kjo liri nuk erdhi vetë. Ajo ka emra, ka histori, ka sakrifica. Dhe një nga këta emra është pa dyshim Kardinali Ernest Simoni.

Një mesazh të veçantë nderimi Presidenti Begaj përcolli për Papa Françeskun, i cili e lartësoi këtë figurë dhe ia tregoi botës këtë “martir të gjallë” që kapërceu vuajtjet e diktaturës pa urrejtje, pa hakmarrje dhe me përulësi.

“Vendimi për ta ngritur në dinjitetin e Kardinalit ishte një akt i thellë mirënjohjeje dhe vlerësimi jo vetëm për një njeri, por për një histori, dëshmi e gjallë qëndrese, shprese, besimi dhe dinjiteti njerëzor”, theksoi Presidenti i Republikës, i cili u shpreh se në momente si ky, ku historia, besimi dhe njeriu takohen, kujtojmë se madhështia nuk qëndron te fuqia apo fama, por te përulësia.

“Zakoni shqiptar na mëson se njeriu bëhet i madh jo kur merr, por kur jep; jo kur sundon, por kur shërben; jo kur flet shumë, por kur vepron drejt; jo kur dorëzohet, por kur ka forcë për të qëndruar për të drejtën; jo kur tregon hipokrizi, por kur tregon integritet”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Ndërsa falënderoi autoritetet fetare dhe drejtuesit e Firences, të pranishëm në meshën dhe ceremoninë për 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit Ernest Simoni, Presidenti i Republikës e mbylli këtë mesazh me urimin: Le të jetë kjo ditë jo vetëm një nderim për të kaluarën, por edhe një angazhim për të ardhmen, për të ruajtur vlerat, për të mbrojtur dhe për të ndërtuar një shoqëri më njerëzore, më të drejtë, më të paqtë dhe më të lirë në mendim, besim e veprim.

Në këtë ceremoni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shoqërohej nga Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Majlinda Frangaj.

bajram begaj Ernest Simoni nderon Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.