Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjellë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.
Bajram Begaj takim me presidentin e Malit të Zi: Diskutuam për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment