Adrian Bajrami është lojtari më i ri i grumbulluar nga përfaqësuesja shqiptare. Ai ka marrë për herë të parë një ftesë për t’u veshur kuqezi dhe për këtë tregon se është shumë i emocionuar. Teksa u pyet nga gazetarët se pse zgjodhi Shqipërinë dhe jo Zvicrën, Bajrami deklaroi se arsyeja për këtë është e thjeshtë. Ai thotë se e ndjen veten totalisht shqiptar edhe pse ka lindur dhe është rritur në Zvicër.
Gjatë një konferencë për mediat përpara ndeshjes ndaj Spanjës, talenti u shpreh se dëshiron të debutojë sa më shpejt me kombëtaren e tij.
Intervista:
Si ndihesh që more ftesën nga Kombëtarja?
“Jam shumë shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares. Shpresoj të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë te ndeshja.”
Interesimi i Zvicrës dhe ftesa e U-20, pse zgjodhe Shqipërinë?
“Unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër kam kaluar shumë vite me futbollin në Zvicër, pastaj kalova te Benfica, por unë ndihem shqiptar.”
Cilin nga mbrojtësit e Kombëtares e sheh si model?
“Berat Gjimshiti dhe Kumbulla, të gjithë janë shumë të mirë.”
Si ishte dita e parë me Kombëtaren?
“Dita e parë ishte shumë e mirë për mua,mendova se do ishte më e vështirë por nuk ishte,por ka lojtarë si Lenjani dhe Gjimshiti që më afruan shumë dhe shpresoj të ndihem dhe më mirë.
Debutimi me Kombëtaren kur do jetë?
“Shpresoj, unë jam gati, jam në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benficën jam kapiteni i ekipit tim, jam gati.”
Si është të jesh pjesë e Benficës, a do e marrësh një vend te ekipi i parë?
“Është kënaqësi e madhe të luash për një klub si Benfica, kam mësuar shumë aty, jam rritur si person, si futbollist me kalimin e kohës do shohim çfarë do ndodhi.”
A mund të kesh një kalim në Itali?
“Mund të jetë, por për momentin jam fokusuar te Benfica dhe te karriera ime aty, do shohim çfarë do ndodhi.”
