Kenny Rogers, legjenda amerikane e popit shuhet në moshën 81-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësuesi i familjes i cili siç raporton BBC, ndërroi jetë për shkae natyrore.
Rogers kryesoi rrymen e muzikës pop në vend gjatë viteve 1970 dhe 1980 dhe fitoi tre çmime Grammy.
I njohur për baladat përfshirë The Gambler, Lucille dhe Coëard Of The County, karriera e tij zgjati më shumë se gjashtë dekada.
Kur foli për popullaritetin që kishte krijuar muzika e tij, ai e shpjegonte këtë me faktin se besonte që baladat e tij “thonë atë që çdo burrë dëshiron të thotë dhe se çdo grua dëshiron të dëgjojë”.
Në deklaratën e familjes thuhej se Rogers “la një shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane”.
Një biznesmen i prirur, Rogers gjithashtu drejtoi disa sipërmarrje ndër vite, kryesisht në sektorin e pronave dhe restoranteve.
Ai ishte martuar pesë herë dhe kishte pesë fëmijë.
