Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Balena më e rëndë në histori, jetoi rreth 40 milionë vjet më parë

08:36 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balena1 1172x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulimi i Perucetus premton të rishkruajë një kapitull të ri në historinë e balenave. Shkencëtarët zbuluan të mërkurën fosilet e një balene të hershme në Peru të quajtur “Perucetus colossus”, që jetoi rreth 38-40 milionë vjet më parë gjatë epokës së Eocenit.

Një krijesë 20 metra e gjatë dhe me një masë që mund të arrinte 340 tonë, një masë që do tejkalonte çdo kafshë tjetër të njohur duke përfshirë balenën e sotme blu dhe dinosaurët më të mëdhenj. Ajo u zbulua nga një grup paleontologësh, të cilët gjetën këtë paraardhës të balenave dhe delfinëve me kocka të mëdha dhe jashtëzakonisht të rënda.

“Karakteristika kryesore e kësaj kafshe është sigurisht pesha ekstreme, e cila sugjeron se evolucioni mund të gjenerojë organizma që kanë karakteristika që shkojnë përtej imagjinatës sonë,” tha paleontologu Giovanni Bianucci nga Universiteti i Pizës në Itali, autori kryesor i hulumtimit të botuar në revistën “Nature”.

Skeleti i pjesshëm i Perucetus u gërmua në një shkretëtirë bregdetare të Perusë jugore, një rajon i pasur me fosile balenash. Ai përbëhen nga trembëdhjetë rruaza, katër brinjë dhe një pjesë e legenit. Kockat voluminoze, ishin jashtëzakonisht të dendura dhe kompakte. Vetëm masa e saj skeletore u vlerësua midis 5 dhe 8 tonë, sa dyfishi i asaj të balenës blu.

Perucetus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.