Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Balerina Isida Mollaymeri zbulon sekretin: Sa herë dal në skenë mbaj një hudhër në kokë

19:37 / February 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Isida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Balerina e njohur shqiptare dhe ndër më të komentuarat në media, Isida Mollaymeri ka çuditur me deklaratat e fundit mbi veten të cilat nuk i kishte treguar kurrë më parë.

Isida ka treguar për “Revistaëwho.com” 10 gjëra që nuk i dinit për të dhe ndër to është fakti që sa herë del në skenë mban një thelpi hudhër në kokë, por askush nuk e ka vënë re deri më sot kur balerina e zbuloi vetë.

“Gjithmonë, kur dal në skene, kërcej, moderoj, sfiloj, ose jam e ftuar në emisione vendos një thelpi hurdhe në kokë”, ka thënë Isida.

isida 5

Më poshtë mund të lexoni 10 gjërat që nuk i dinit për Isidën.

1.Unë shkruaj poezi të cilat kam dëshirë t’i botoj. Janë fragmente nga jeta ime personale dhe nga emocione të momentit. E jetoj shumë jetën sikur jam në një botë sureale, në një botë librash e përrallash.

2.Ditët që kam shfaqje bëj të njëjtat gjëra çdo ditë. Nëse ditën e parë të përgatitjeve bëj fillimisht grimin, pastaj kap flokët, dhe në fund vishem me rrobat e caktuara dhe tutat e nxehjes, edhe në të gjitha ditët që pasojnë ndjek të njëjtën radhë veprimesh.

3.Nuk postoj kurrë ‘Instastory’ kur jam me pushime çift. Sigurisht që nuk publikoj as foto të jetës private në rrjete sociale. Nuk do e bëj kurrë. Më pëlqen shumë që gjërat e mëdha t’i shijoj vetëm, pa i ndarë me askënd.

4.Jam e sëmurë për korrektësi, madje kjo më bëhet dhe problem në shoqëri po dhe në punë. Aq elasticitet dhe fleksibilitet sa kam në trup aq e drejtë dhe e papërthyeshme jam në kërkesa, orare, parime e në detyrat që kërkoj. Jam shumë strikte.

5.Kam vendosur një mur mbrojtës për veten, duke ju treguar të gjithëve me veprime se jam një ‘grifsh’, një njeri që nuk ta lë mangët dhe një vajze rebele. Ndërkohë, unë jam një njeri shumë i brishtë. Prekem shumë shpejt dhe lëndohem shumë, por askush nuk e kupton. Këto momente i kaloj gjithmonë me veten. Zakonisht bëj xhiro me makinë, ulem shoh hënën, lagem në shi (nëse është ditë me shi) ose shkoj buzë detit dhe eci.

6.Kam fobi nga vendet e mbyllura, dua gjithmonë të rri nga ana e dritares kur udhëtoj. Edhe lartësitë më frikësojnë shumë, madje nuk jetoj dot në pallat, gjithmonë kam jetuar në shtëpi private.

7.Gjithmonë, kur dal në skene, kërcej, moderoj, sfiloj, ose jam e ftuar në emisione vendos një thelpi hurdhe në kokë.

8.Deri në moshën 28-vjeçare kam fjetur në kuzhinë në një divan që hapej çdo natë e mbyllej çdo mëngjes. Pra, gjithmonë kam fjetur në ‘krevat dopjo’ dhe patjetër me arushin me vete. Dua shumë hapësirë rreth meje sepse ngushtica më mbyt.

9.Dashuria dhe liria janë shumë të rëndësishme në jetën time. Unë gjithçka që bëj dua ta bëj me shumë dashuri e përkushtim. Mundohen çdo ditë, të jem sa më pozitive dhe e qeshur. Dua të gëzoj çdo person që ndodhet rreth meje, sepse kështu jetoj e lumtur.

10.Jam shumë e fiksuar pas hënës, më duket sikur është pasqyrimi im, flas me të gjithmonë për gjëra që s’mund t’ja tregoj askujt. Pra për mua e vetmja që di gjithçka është Hëna./ revistaëho.com

  • idisa 6
  • idisa 4
  • idisa 3
  • idia 2
  • Isida 1

balerina sekretin zbulon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.