Aldoen Losha është adoleshenti shqiptar që ka rrëmbyer zemrat e publikut italian me talentin e tij në kërcim. I riu dhe partnerja e tij, Aurora Della Maggiona kanë fituar Kampionatin italian të Vallëzimit Standard në kategorinë 14/15 vjeç.
Përballë 12 çifteve në garë, ata arritën të rrëmbejnë çmimin e parë në evenimentin e zhvilluar në Palazzetto dello Sport në Rimini, ku morën pjesë artistë nga i gjithë rajoni.