Më 12 nëntor është protesta e parë e Sali Berishës si kryetar i PD-së, edhe pas aleancës me Ilir metën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla këtë të hënë në konferencën me gazetarët, ndër të tjera ka lëshuar akuza në drejtim të Berishës dhe Metës. Për të ata duan destabilizimin e Shqipërisë, teksa Kosova përballet me tensione në veri dhe Europa kërcënohe nga lufta në Ukrainë.
“Ndërsa ne përballemi me këtë situatë të vështirë, Evropa është në kërcënimin e një lufte, ajo që bie në sy, është përpjekja e një aleance të vjetër mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për të dëmtuar interesat e Shqipërisë. Fakti që jemi në një situatë të vështirë në Kosovë, opozita në Shqipëri kërkon destabilizimin e vendit. Mendoj që është në dobi të interesit kombëtar, që Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk duhet t’i shkojë më askush nga mbrapa”, theksoi ai.