Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Berisha lum me gënjeshtra, nëse ke këllqe shko në SPAK. Shihemi në gjyq

18:02 / February 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 10 174722
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fjalës së Sali Berishës ku tha se njerëzit e Soros janë në PS, ministri Taulant Balla në fjalën e tij në seancën e tensionuar në Kuvend, tha se qytetarët janë ata që do ti vlerësojnë. Po ashtu akuzave të Berishës, Balla i tha që nëse ka këllqe të shkojë ti denoncojë akuzat që i tha sot në foltore.

”Për ju nuk ka ligje e rregullave. Për ju drejtësia funksionon kur reagon ndaj kundërshtarët, por është e kapur kur vepron ndaj jush. Nuk kemi bërë komente kur drejtësia është duke vepruar. Në tetor 2023 SPAK ngriti akuzë ndaj një personi ndaj jush. Kallëzimin e bëra unë dhe nuk bëra asnjë koment.

Unë e kuptoj që këtu mes jush ka gënjeshtarë patologjikë. Erdhi këtu dhe ngriti gënjeshtra pa fund ndaj kryeministrit, familjes së tij, ne, kolegëve. Merri nesër dhe bëj një kallëzim në SPAK. Shko atje. Këtë e vërteton drejtësia. Shko bë kallëzim. Po ke këllqe, merri të gjitha këto dhe shko atje”, tha Balla.

Deputeti socialist reagoi dhe për drejtuesin e ri të fushatës së Berishës, i cili ka qenë pjesë e ekipit të Trump në fitoren e zgjedhjeve presidenciale, duke e cilësuar atë një person të paguar, shpenzim të cilin PD, duhet ta bëjë publik në KQZ.

”Duhet të tregoni kontratën që keni me zotërinë amerikan. Ai është një shërbim me pagesë dhe nuk vlen më shumë. Folët për ambasadoren e SHBA. Ajo ishte me firmë të Trump”, tha Balla. Po ashtu ministri Taulant Balla nuk harroi të përshëndeste dhe popullin dhe autoritetet e Kosovës për zgjedhje cilësore që zhvilloi një ditë më parë. Pas replikave, ministri Balla i tha Berishës: Shihemi në gjyq.

balla Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.