Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve, akt i pavlefshëm. 30 Qershorin se luan topi

21:20 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se Presidenti, Ilir Meta nuk mund të shfuqizojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Ballës, kërkesa e Metës është njësoj si t’i shkruash një letër një pëllumbi me shpresën se do ta marrë Zoti.

“Është e pamundur. Jurisprudenca thotë që një akt i pavlefshëm është i pazbatueshëm. Është njëlloj sikur nga dëshira e madhe për të bërë diçka të shkruash një letër dhe t’ia japësh një pëllumbi me shpresën që këtë letër do ta marrë Zoti dhe do të të plotësojë dëshirën. Kështu është edhe dekreti i presidentit, Ilir Rexhep Meta. Ky është akti i fundit i mbylljes së një cikli që zhvillohet në Shqipëri prej korrikut të vitit2016. Asokohë ishim bashkë në qeveri dhe Ilir Meta asokohe me ne ishte në qeveri dhe në shpirt ishte me kundërshtarët e reformës në drejtësi. Më pas ngjarjet rrodhën erdhën zgjedhjet e vitit 2017 më në fund u nda shapi nga sheqeri e më pas prej asaj kohe ne jemi përballur me një aleancë politikanësh të korruptuar të cilët kanë bërë gjithçka për të penguar reformën në drejtësi.

Filloi në 2016 kur SHBA dhe BE i morën për veshi dhe i sollën në Kuvend dhe kokën ulur dhe kartonin lart dhe votuan reformën në drejtësi. Në shkurt të 2019 erdhi përpjekja tjetër për të shkatërruar parlamentarizmin, duke dorëzuar mandatet e dy partive të opozitës, por edhe kjo dështoi për arsyen e vetme se sot në Kuvend më shumë se tre të katërtat e deputetëve të opozitës janë në Parlament. Parlamenti është legjitim dhe funksional si në kuorum minimale edhe në atë maksimale.

Dua ta them shumë troç se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam shumë respekt për mënyrën se si është sjell si President. Zgjedhjet nuk mund të lëvizin. Më 30 qershor këtu tek qendra e votimit do zhvillohen zgjedhje normale. Të jeni të sigurtë që kandidatura që ju kemi sjellë është shumë e mirë”, deklaroi Balla.

balla luan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.