Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balla dëshmon në GJKKO për “Partizanin”: Ditë e madhe! Pashë Berishën në bankën e të akuzuarve

13:05 / April 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2285
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur këtë të enjte, 30 prill, në GJKKO. Ai është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen “Partizani”.

Në një reagim për mediat, ai u shpreh se i qendron kallëzimit të bërë ndaj kreut të PD Sali Berisha, për të cilin tha se ndërkohë që është në bankën e të akuzuarve, kjo konsiderohet si “Ditë e madhe për Shqipërinë”.

 “Në bankën e të akuzuarve gjendjet një president dhe një ish-kryeministër për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri, pa dyshim që po! Ajo që thamë në vitin 2016, kur miratuam reformën në drejtësi me votën e të gjithëve, edhe me votën e atij që sot gjendet në bankën e të akuzuarve, që do të vijë një ditë në Shqipëri, ku politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion.

Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim te drejtësia dhe drejtësia është një institucion, që po forcohet dita-ditës. Ajo që mendoj unë, që politikanët, që vijnë këtu duhet që të mbështesin drejtësinë, punën e lavdërueshme të Prokurorisë së Posaçme, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri.

Që nga viti 1912, ku shqiptarët bënë shtetin e tyre të parë, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më shumë afër Europës, se sa është sot. Arsyeja se përse jemi më shumë afër Europës është reforma në drejtësi, e cila ka rikthyer besimin tek drejtësia. Një besim që nuk ka qenë asnjëherë“, tha Taulant Balla.

dëshmon dosja partizani Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.