Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka hedhur poshtë akuzat se në 2016 është vënë në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit për shkak të komunikimit me grupet e dyshuara kriminale. Taulant Balla në një intervistë për A2 CNN tregon versionin e tij për sa i përket këtyre pretendimeve, duke e cilësuar si një orkestrim politik.
“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në të gjithë këtë histori të gatuar nga kuzhina e babalerisë së Sali Berishës. Përballja me Sali Berishën të bën të përballesh me trillime çnjerëzore të këtij niveli. I jam drejtuar gjykatës. Në këtë rast mbajeni mend, do të dalë dhe do të thotë që nuk ka qenë Taulant Balla por ka qenë një deputet i Partisë Demokratike”.
“Bujqësia” ka qenë edhe arsyeja e fundit e pakënaqësive të deputetit të qarkut të Fierit, Erion Braçe.
Por postimin e tij “Koha për punë tjetër”, Balla nuk e ka lexuar si një kërcënim për lënie të mandatit nga ana e deputetit.
“Nuk e besoj një gjë të tillë, se Erioni është një deputet i shkëlqyer që i duhet grupit parlamentar socialist”.
Mazhoranca thotë që nuk do të ndërhyjë në punët e drejtësisë edhe kur vjen çështja për deputetin e saj, tashmë i zhveshur nga të gjitha postet, Arben Ahmetaj.
“Pushtetet duhet të kuptojnë që duhet respektuar pavarësia e pushteti të ri. Le ta lëmë drejtësinë të bëjë punë e vet”.
