Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla i drejtohet deputetëve të opozitës: Kolegët tuaj po bëjnë gjithçka për të dëmtuar të ardhmen europiane

13:35 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
https blogs images.forbes.com gordonkelly files 2019 05 Screenshot 2019 05 08 at 02.50.26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit, ku ftoi deputetët e opozitës të votojnë ligjet e mbetura të reformës në drejtësi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi opozitën që dogji mandatet se po bën cdo përpjekje për të penguar  të ardhmen europiane të Shqipërisë. Balla tha me garanci të plotë se raporti përfundimtar për Shqipërinë i KE-së, do të jetë pozitiv dhe komisioni do të kërkojë filimin e bisedimeve për anëtarësim.

“Vota juaj dhe e opozitës t’i bashkohet votës tonë për reformën në drejtësi. Është themeli kryesor i rrugës europiane të Shqipërisë e që unë besoj se pavarësisht ndasive, kur bëhet fjalë për të mirën e vendit duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Kolegët tuaj sot po bëjnë gjithçka për të dëmtuar të ardhmen europiane. Se çdo bllokim rruge çdo dhunë ndaj institucioneve është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Dje në takim me z. Ruci morëm të gjitha garancitë se raporti përfundimtar, vlerësimi për hapat e hedhura nga Shqipëria do të jetë pozitiv, komisioni do të garantojë fillimin e bisedimeve. Të gjithë këto përpjekje dashakeqe nuk ia kanë dalë. Shqipëria ka plotësuar tërësisht parakushtet për të filluar bisedimet. Nuk është rastëtsi që përmbyllim paketën e reformës në drejtësi sot, në javën e Europës.”- u shpreh Balla.

balla kolegët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.