Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Balla: Ish kryekomunari i Lazaratit bllokoi udhëtarët drejt Greqisë

22:50 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë publike një video ku vërehet një zonjë e moshuar që ankohet se protestuesit në Gjirokastër i kishin zënë rrugën, ndërsa ajo kërkonte lirimin e saj pasi do nisej për në Greqi.

Në videon e postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se përgjegjësi i bllokimit të rrugës është ish kryekomunari i Lazaratit dhe kryetari i PD-së së Gjirokastrës aktualisht.

Gjatë mbasdites së sotme, opozita e bashkuar bllokoi akset kryesore në 12 qarqe të vendit. Këto bllokime për rreth dy orë sollën dhe irritimin e shumë udhëtarëve të cilët kishin edhe urgjenca.

Gjatë protestës në Gjirokastër, udhëtarët u përplasën me protestuesit për shkak të bllokimit të rrugës.

Disa persona që po udhëtonin drejt Greqisë zbritën nga autobusi dhe debatuan ashpër me militantët e PD-së, pasi kërkonin lirimin e rrugës.

Udhëtarët pretendonin se në autobus kishte edhe persona të sëmurë, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se nuk mund të arrinin autobusin e radhës në destinacionin tjetër.

Ndër udhëtarët e acaruar, ishte edhe një zonjë e moshuar e cila debatoi ashpër me protestuesit. Në videon e postuar nga Balla, shihet se si e moshuara po debaton me militantët e PD.

aliko balla bllokoi udhetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

09:16 / October 29, 2026

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.