Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Këshilltarët, jo militantë. PS kërkon intelektualë dhe figura të spikatura

15:28 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për garën e 14 majit, socialistët propozojnë një formë të re të qeverisjes vendore. Anëtarët e këshillave bashkiakë që me votën e tyre përcaktojnë zhvillimet e qyteteve të përfaqësojnë më së shumti intelektualët e profesioneve të ndryshme dhe më së pakti militantët.

Në intervistën për Vizion Plus, kryetari i grupit të socialistëve Taulant Balla thotë se nga janari i 2023 partia do të angazhohet në terren për të gjetur kandidatët e saj për këshilltarë bashkiakë.

“Do të bëjmë thirrje që edhe qytetarët e paangazhuar politikisht por që duan të kontribuojnë në parlamentet vendore të mund të shprehin interesin e tyre që këshillat bashkiakë mos te jenë thjesht dhe vetëm një formacion militantësh politikë. Këshilli nuk mund të jetë noteri i vendimeve të kryetarit të bashkisë”, theksoi Balla.

Sa i vërtetë do të jetë ky proces do të vërtetohet kur PS të dorëzojë kandidatët e saj për këshilltarë bashkiakë. Fjalën e fundit për përzgjedhjen dhe renditjen në lista e kanë drejtuesit politikë të qarqeve.

“Përfaqësuesit më të mirë të asaj që quhet intelektualiteti i profesionistëve të jenë pjesë e këtij këshilli. Do të garantojmë që të paktën një e treta e listës të jenë të rinj. Djem dhe vajza të shkolluar mirë”, tha Balla.

Nëse për këshilltarët bashkiakë, socialistët po kërkojnë t’i japin një fytyrë të re përfaqësimit të tyre në qeveritë vendore, për kryebashkiakët do të ndiqet e njëjta filozofi.

Sondazhe për ata në detyrë dhe për kandidatët e mundshëm zëvendësues. Si çdo parti politike që vetëdeklarohet fituese, një nga objektivat e PS për 14 majin është Shkodra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Projektbuxheti 2027 – Kumbaro: Rritje historike e buxhetit për arsimin, prioritet mbështetja e studentëve, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim

12:22 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.