Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Lehtësimi i lëvizjes me ID mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfitime të shumta për qytetarët

18:41 / October 14, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
BALLA 3
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës nuk ka prekur vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar një kontekst të ri gjeo-politik.

Në një forum të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ministri përsëriti se Shqipëria dënon ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Kosovës.

“Pushtimi rus ka theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor edhe në mesin e skeptikëve, të cilët kanë kuptuar, shpresoj të jetë kështu, se prania dhe ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të zbutet duke integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE.
Por, ka edhe një kontekst të ri gjeopolitik që lidhet me situatën e kohëve të fundit dhe provokimet ne veriun e Republikës së Kosovës, të cilën – dua të nënvizoj edhe një herë – se Shqipëria dënon në mënyrë më të ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës më 24 shtator. Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, ligjit dhe rendit të Kosovës, por jo vetëm”, u shpreh ai.

Balla tha më tej se lëvizja me ID karta në rajon, vetëm forcon marrëdhëniet mes tyre.

“Regjimi i lëvizjes së Lehtësuar midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mundësuar përmes kartave të identitetit, për të cilat jam i lumtur të kem pjesë e përgjegjësisë në Ministrinë e Brendshme, përfaqëson një marrëveshje rajonale që nxit një rajon më koheziv, duke forcuar lidhjet dhe duke ofruar përfitime të shumta për banorët e tij”, nënvizoi Balla.

Për t’iu përgjigjur kërcënimeve në fushën kibernetike, Ministri propozoi ngritjen e sistemit të paralajmërimit në kohë.

balla Ballkanit Perëndimor ID përfitime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kukës

16:20 / May 24, 2025

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

13:56 / May 24, 2025

Berisha thirrje Trump: Shpalli kartelet shqiptare si organizata terroriste, ka prova për implikimin të Ramës

12:54 / May 24, 2025

Krimi Zgjedhor, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

11:36 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.