Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Marrëdhëniet me SHBA do forcohen gjatë presidencës së Trump

15:57 / November 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se Shqipëria i ka të forta marrëdhëniet me SHBA-në dhe këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të presidentit Donald Trump. Në një reagim ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili kërkoi që Kuvendi të bëjë një deklaratë për të përshëndetur fitoren e Donlad Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Balla tha se kuvendi nuk ka mbajtur ndonjëherë në këto 30 vite një deklaratë për të përshëndetur fitoren e një presidenti.

”Unë nuk mbaj mend ndonjëherë që Kuvendi i Shqipërisë në këto 30 vite të ketë bërë një deklaratë për të përshëndetur fitoren e një presidenti apo të një kandidati për kancelar apo kryeministër në një vend tjetër. Është fakt publik, kryeministri Rama ka qenë ndër udhëheqësit e parë evropianë që ka uruar presidentin Trump për fitoren e tij të shquar. Di që një pjesë e madhe e kolegëve të mi ministra, unë personalisht e kam bërë një gjë të tillë, siç e keni bërë dhe ju. Në fund të fundit është një moment i rëndësishëm, Presidenti i SHBA-ve është një aktor i rëndësishëm i politikës globale.

Në këto 102 vite marrëdhëniesh të ngushta Shqipëri-SHBA ne nuk harrojmë asnjëherë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit shqiptar dhe rolin e pazëvendësueshëm të Presidentit Wilson dhe gjithashtu të falënderojmë të gjithë presidentët amerikanë prej vitit 1990 e këtej, nga presidenti Bush (babai), e më pas presidentin Clinton, e më pas përsëri presidentin Bush, i cili vizitoi Shqipërinë dhe ishte një president që mbështeti fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për të vazhduar me presidentin Obama, për të vazhduar me presidentin e 45-të që ishte presidenti Trump, me presidentin e 46-të, presidentin Biden dhe përsëri presidentin e 47-të presidentin Trump. Shqipëria marrëdhëniet me SHBA-në i ka të forta dhe këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të presidentit të 47-të z. Trump.

Është një gjë e mirë që në administratën e re të presidentit Trump që po konfigurohet pothuajse e plotë, ka duke filluar nga presidenti Trump dhe pozicione të tjera ka shumë, shumë njerëz personalitete që njohin shumë mirë Shqipërisë, që e njohin shumë mirë Ballkanin perëndimor dhe kjo është një mundësi për ta forcuar dhe për të shkuar tek ajo që tha dhe kryeministri Rama kur uroi presidentin Trump që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej sa i përket këtij raporti strategjik”,-tha Balla.

Donald Trump SHBA Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abilekaj ia thotë troç Salianjit: Nëse nuk merrni dot përgjegjësi si opozitë, më mirë ikni fare!

22:59 / November 17, 2025

Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, opinionistë të rinj, banorë të parë dhe surpriza në spektakël

22:39 / November 17, 2025

Protesta e PD, Curri debat me Boçin: “Ju Ramën nuk e rrëzoni dot, duhet të prisni degët”

22:20 / November 17, 2025

Nëntori i Braktisjes së Berishës

22:00 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.