Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla mesazh Tabakut: Pranoni humbjen, këto ishin zgjedhjet më të mira në 30 vite

14:18 / June 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
92597ce3 e23d 480f 89bd d6aa6732b55e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, ministri i PS-së Taulant Balla duke iu përgjigjur deklaratave të kryetares Jorida Tabaku për procesin dhe mbledhjen e Kuvendit me legjislaturën e vjetër pas 11 majit, i quajti këto zgjedhje, më të mirat në 30 vjet në Shqipëri.

Për të zgjedhjet ishin historike prej pjesëmarrjes së diasporës. Tabaku e cilësoi si “të çuditshme” mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit pas përfundimit të zgjedhjeve. Në përgjigje, Balla theksoi se nuk ka asgjë të pazakontë në vijimin e punimeve të Kuvendit, duke sjellë si shembull Gjermaninë dhe Bundestagun, ku mandati i legjislaturës së re fillon kur përfundon ai i mëparshmi.

“Zonja kryetare, humbja nuk është e pëlqyeshme, ndërsa fitorja është përgjegjësi edhe më e madhe. Ndoshta jeni pak më e re në politikë, por këto ishin zgjedhjet më të mira që ka zhvilluar Shqipëria. Për herë të parë, morën pjesë mbi 200 mijë bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit dhe që shprehën qartë vullnetin e tyre për drejtimin që duhet të marrë vendi. Të dalim nga retorika politike e njëjtë individuale e një personi të caktuar, i cili nuk ka pranuar asnjë rezultat zgjedhjesh në këto 20 e kusur vite”, deklaroi Balla.

Balla akuzoi përfaqësues të opozitës për dërgimin e letrave në instanca ndërkombëtare me qëllim bllokimin e procesit të anëtarësimit në BE.

“Dhe mos ta përdorim foltoren konsensuale të Kuvendit të Shqipërisë për retorikën politike të ditës, por Komisioni për Çështjet Europiane meriton vlerësim maksimal sa i përket mbështetjes që ka dhënë agjendës integruese të vendit tonë. Dhe sot, këtu jam para këtij komisioni të nderuar pikërisht për ta ndarë me ju rëndësinë e miratimit të kësaj marrëveshjeje, por edhe rëndësinë e momentit. Në këtë këndvështrim, është e turpshme për partinë që ju përfaqësoni të dërgoni letra lart e poshtë, ku kërkoni kushtëzimin apo bllokimin e negociatave me Shqipërinë sa i përket anëtarësimit, për hallet personale të një individi i cili ka marrë peng partinë që përfaqësoni”, vijoi Balla.

Përplasja verbale vijoi me kundërshtitë e kryetares së komisionit që përfaqëson opozitën, e cila i doli në mbrojtje kreut të PD, Sali Berisha, që si theksoi ajo, nuk ishte i pranishëm në sallë.

“Patjetër, thirreni dhe personin që nuk mbron dot veten”, i tha Balla, teksa Tabaku u përgjigj se debati duhet bërë në sallën e parlamentit. “Patjetër, shkoni dhe debatoni atje në parlament”, u përgjigj Tabaku Nga ana e tij, Balla bëri një deklaratë ambicioze për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Të jeni të sigurt se brenda këtij muaji do të hapim të gjithë kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dhe po aq të sigurt të jeni se brenda Krishtlindjeve të vitit 2027, nëse ju do të vazhdoni të jeni kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, do të jemi këtu për të raportuar për mbylljen e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Këtë e tha qartë edhe komisionerja Marta Kos: martesa mes Shqipërisë dhe BE-së është në proces dhe do të ndodhë brenda këtij mandati të ri që shqiptarët i besuan Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, tha Balla.

balla tabaku zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.