Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Meta e ka humbur të drejtën për të qenë President, sfidoj këdo që e mbron

13:53 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi i Partisë Socialiste do të votojë pro raportit dhe shkarkimit të kreut të shtetit Ilir Meta. Ky është qëndrimi që deklaroi kreu i grupit, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij ai tha se presidenti bëri karshillëk Kuvendit duke ftuar ansamblin e Dibrës në Presidencë e me ironi tha se ishte si xhaja i filmit “Koncert në vitin ’36”.

“Jam krenar që në fund të këtyre katër viteve asnjëherë grupi parlamentar i PS nuk ka çeduar në aspektin e korrektësisë së një vendimmarrje që ne kemi marrë sot në mbledhjen e grupit tonë parlamentar dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS do të votojë pro raportit të komisionit hetimor dhe pro shkarkimit të presidentit të republikës, për të cilin i bashkohem asaj që tha kolegu im Majko e për shkak të viteve të gjata të punës së përbashkët se edhe unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si President republike edhe pse unë jam një prej atyre deputetëve si shumë kolegë të tjerë këtu që më 28 prill të vitit 2017 ne kemi mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës dhe ka marrë 87 vota dhe dy vota kundër dhe u zgjodh President i Republikës duke plotësuar kuorumin e nevojshëm. Ilir Meta nuk përfaqëson më uniteti e popullit, por prej 25 prillit Ilir Meta nuk përfaqëson më as unitetin e opozitës. Luli thotë më mirë Meta të rrijë në Presidencë se ti shkojë në PD.
Meqëënse Presidenti kishte ftuar sot ansamblin e Dibrës për ti bërë karshillik Kuvendit të Shqipërisë si xhaja në “Koncert në vitin ’36” duhet thënë që shpresoj që ansambli i Dibrës mos t’i ketë kënduar presidentit këngën e Hajredin Pashës.
PD dhe lidershipi i saj nuk ditën të mbajën një qëndrim që i bën nder Shqipërisë. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë sot e tutje President i Republikës”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.