Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla në Kuvend: Negociatat do të hapen brenda 2019, opozita rrugore shkon në kah të kundërt

11:37 / May 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Progres raporti i publikuar një ditë më parë nga Komisioni Europian është më i miri për Shqipërinë, sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili shprehu bindjen se negociatat do të hapen brenda këtij viti.

Duke e cilësuar si një sukses të padiskutueshëm reformën në drejtësi, Balla tha se opozita u mundua me çdo kusht të minonte rrugën e integrimit të shqiptarëve.

“Pavarësisht rëndësisë së vendimit të djeshëm, dua shumë të jem i sinqertë me të gjithë ju dhe kolegët e opozitës. Për ne ishte konfirmim dhe pasqyrim real i punës sonë drejt aspiratës për anëtarësim në BE. Koincidence është fakti që publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane që tregon se ky proces është edhe politik. Edhe vjet u mor ky vendim, por Këshilli Europian vendosi shtyrjen se vendimmarrja aty është mbi të gjitha politike. Secila nga 28 vendet do japë gjykimin e saj politik. Atë e ndikojnë shumë faktorë. Progres-raporti është i bazuar në fakte, punë të kryera, ndonëse de jure nuk i hapi negociatat siç u rekomandua në qershor. Shqipëria vijoi punën e saj me procesin screening. E them nga eksperienca 14 vjecare në kuvend se ky ishte raporti më i mirë në këto vite. Shpreh bindjen se brenda vitit 2019 Shqipëria do të hapë negociatat po e them pavarësisht opozitës rrugore që shkon në kah të kundërt me interesat e vendit. Në 2019 do jemi të gjithë krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë këtu. Pavarësisht se opozita u mundua me çdo kusht të minonte rrugën e integrimit të shqiptarëve. Ata s’kanë rreshtuar asnjë ditë të vetme të pengojnë punën e reformës në drejtësi”,- tha Balla.

Nje pergjigje u ka dhene Balla edhe akzuave se vendi eshte pa Gjykate Kushtetuese, qe e tha edhe presidenti Meta. “Si ta mbanim gjykatën kushtetuese me shejtanin brenda?”- tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.