Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar i kësaj force politike Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat nga ku ka njoftuar se për shkak të intensitetit të punëve do të shtohen seancat plenare që zhvillohen gjatë javës. Kjo në kuadër të punës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Jemi në një proces intensiv, lidhur me kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë në aspiratat e saj për anëtarësim në BE.
Ajo që tha reporteri i PE-së Andreas Schieder, se me këtë ritëm reformash Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029, është diçka që secili prej nesh, anëtatë të Kuvendit të Shqipërisë, të kuptojë se është një legjislaturë historike sa i përket intensitetit të punës që duhet bërë në Kuvend.
I kam dëgjuar të ankohen se përse Kuvendi ka seanca të gjata dhe pse duhet të punojmë deri vonë, por unë them që duhet të jenë më të shpeshta dhe mbase duke shtuar numrin e seancave plenare në javë gjatë 2026-ës.”, tha Balla.
