Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla pas mbledhjes së kryesisë: PS Shkodër do të riformatohet. Ne nuk i ushqejmë njerëzit në burgje

20:49 / August 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ka përfundua pas dy orësh mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku është diskutuar për situatën në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se struktura e PS në Shkodër do t’i nënshtrohet një procesi riformatimi.

“Kishim një mbledhje kryesie të partisë e cila ishte e fokusuar sa i përket një prezantimi që ka të bëjë me një axhendë pune intensive, që paraprinë zgjedhjet në PS. Siç e dini PS është e vetmja forcë që është në një proces të vazhdueshëm ristrukturimi.

Ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS Shkodër të ndërmarrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi, që është një proces që për shkak të zgjedhjeve, do të zhvillohen në të gjitha bashkitë, por veçanërisht në Shkodër. Kemi marrë vendimin për të pasur një vëmendje të veçantë, procesin e riformatimit të PS Shkodër”, u shpreh Balla.

I pyetur për akuzat e PD ndaj Valdrin Pjetrit dhe kreut të Bashksië Vorës, Agim Kajmaku, Balla tha se ato janë përgjegjësi personale dhe se do të ashpërsohet kodi ligjor për personat që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre.

“Valdrin Pjetri për shkak të problemeve me drejtësinë në të kaluarën dha dorëheqjen.  Ai kishte kryer një vepër, që përfshihej në sferën e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik. Kryeministri ka shprehur edhe sot gatishmërinë që personat që nuk deklarojnë të kaluarën e vet, të merren masa ndaj këtyre personave.

Ligji i dekriminalizimit është ligj është i rëndësishëm. Përgjegjësia në këtë rast është personale. Dekriminalizimi bëhet përmes mekanizmave. PS do të vazhdojë të jetë forca motor e reformimit të brendshëm dhe për vendin. Ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës falje, por përgjegjësia është personale. PS nuk ka bërë kurrë mburojë për askënd. Nëse PD ka ushqyer Xhelal Mziun në burg, ne kurrë nuk e kemi bërë këtë”, tha Balla.

balla njerzit ushqejme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.