Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Balla përsërit ftesën për PD: E vetmja opozitë që njohim, të bashkëpunojmë

11:25 / June 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 16 770x377 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për gazetarët, para selisë së PS, tregoi detaje nga Kongresi i PS, që do të mbahet ditën e nesërme, e që përkon me 30-vjetorin e partisë.

Balla tha se fjala kryesore do të jetë e kryeministrit Edi Rama, i cili do të shpalosë edhe vizionin e “Shqipërisë 2030”.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, ripërsëriti, ftesën ndaj PD, duke shtuar, se duhet të ulen e të dialogojnë për çuarjen përpara të reformave të rëndësishme për vendin, për të afirmuar përfundimisht rrugën që e çon Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

“Partia Socialiste është parti me shumë rregulla dhe respektimi i tyre na bën të kuptojmë s si po ecën, Nesër mblidhet organizimi më i rëndësishëm në PS, që është kongresi. Do të bëhet riorganizim i përgjithshëm. Do të shkojmë te asambleja kombëtare, e kryesia. Nesër ne socialistët kemi festë dhe pjesën e parë, jo si një festë, por si një rikujtim i atyre vlerave, personaliteteve, të gjithë atyre që kontribuan në krijimin e kësaj force politike, unë do e ripërsëris që nuk ka asnjë forcë politike që ka kontribut negativ, vetëm pozitive në rrugën e Shqipërisë Evropiane.

Nuk do të zbardh surprizat e bukura dhe pjesën themelore të partive politike. Ajo që dua të them dhe po e rinënvizoj ka rëndësi të veçantë dhe natyrshëm, fjala e kryetarit Rama që lidhet me disa pjesë të rëndësishme, unë do të nënvizoja pjesën e vizionit tonë Shqipëria 2030. Do të flasim për fitimin e mandatit të katërt në 2025. Në këtë këndvështrim është e rëndësishme që fokusi ynë duhet te qëndrimet që kemi përpara.

Biem dakord te rishprehja e vullnetit tonë, për një frymë të re politike të vend, prej shtatorit, kur dhe opozita, PD, se s’ka opozitë tjetër, të krijojmë dialog konstruktiv për interesat e vendit. Në qershor, korrik, shtator, do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, do të jetë hapja e negociatave dhe natyrshëm që ky proces i ri, por që është procesi i fundit që të çon në BE do përgjegjësi nga të gjitha palët.

Rama ka shprehur gatishmërinë për frymë të re, edhe me opozitën, që duhet të gjejë veten për këtë kontribut historik.

Në shtator do të krijojmë ura të reja komunikimi, në funksion të disa reformave të rëndësishme, për ligje që kërkojnë 85 vota. I kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështjet që kemi një dekordësi me PD. Kujtoj disa reforma politike, që edhe vetë zoti Basha, mesa duket do të rizgjidhet prapë, do të kemi mundësi të ulemi për të diskutuar prapë”, tha Taulant Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.