Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla përshëndet miratimin e raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i PE

11:51 / April 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
278957381 523579155800295 4543382370611062426 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e raportit nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Mes të tjerash, Balla shkruan se PE shpreh keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë:

Përshëndes miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë. Sapo kam falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të gjërë në votimin në Komitetin e Punëve të Jashtme.
Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.

Raporti vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2021, eurodeputetët anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme vlerësojnë orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj integrimit evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.
Parlamenti Europian “shpreh keqardhje për dështimin e hapjes së negociatat të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; thekson solidaritetin dhe simpatinë e tij të plotë me qytetarët e vendeve dhe e konsideron këtë dështim që minon qëndrimin e publikut ndaj BE-së, një rrezik serioz për politikën e zgjerimit në tërësi, duke dëmtuar reputacionin e BE-së si një partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik”.
Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi, sipas raportit. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
Parlamenti Europian i kërkon “Këshillit të ruajë besueshmërinë e integrimit evropian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në të gjitha fushat themelore; u bën thirrje vendeve anëtare të dëshmojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t’i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.