Sot në Kamëz kryebashkiaku Rakip Suli ka organizuar një dëgjesë me banorët e kësaj bashkie. Ai ka folur gjatë për 100 ditët e para të qeverisjes nga ana e tij si dhe ka denoncuar abuzimet e kryera nga ish drejtuesit lokal.
Sakaq Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla u shpreh se kishte mbetur i befasuar nga raportimet e kryetarit Suli.
“Ky raport, u shpreh Balla, duhet t’u dërgohet të gjitha familjeve të Kamzës. Po ashtu duhet të dërgohet edhe në organet e drejtësisë. Ish zyrtarët të japin llogari ku janë shpenzuar 20 miliard lekë? Vërtetë rrugët dhe objektet mbajnë emra personalitetesh të njohura, por ato janë si mos më keq. Faktet e servirura këtu janë provë e qartë e keqqeverisjes nga drejtuesit e PD-së”.
Balla tha se duke parë agnazhimin, seriozitetin dhe punët e kryera në këtë bashki nga Rakip Suli, ai edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2023 do të jetë persëri kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Kamëz./tirananews.al/
