Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Shumë shpejt nis shpërndarja e grantit 5 mijë euro për emigrantët që rindërtojnë shtëpinë

13:23 / May 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë shpejt do të nisë të vihet në aplikim shpërndarja e grantit prej 5 mijë eurosh për çdo familje emigrantësh që kthehet në Shqipëri për të investuar tek shtëpia e tyre në mënyrë që ta vërë atë në funksion të zhvillimit të agro-turizmit.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi sot nga Rrajca se përpos infrastrukturës dhe ndërtimit të godinave qeveria ka përmbyllur investimin në rrjetin e ujit të pijshëm në mënyrë që kjo zonë të ketë një infrastrukturë komode për turistët.

“Me parimin tonë qe nuk kemi asnjë ditë për të humbur dhe nuk kemi për pushim edhe sot jemi në Rrajcë me përfaqësuesit zonës për të ndjekur nga afër punimet për rrugën e Rrajcës që do të lidhin qendrën e Komunës.

Synojnë që rruga të lidhë edhe dy fshatrat e thellë Bardhaj dhe Skënderbe në mënyrë që të lidhim sa më shumë aksesin e banorëve të zonës në lidhje me qendrën e njësisë administrative dhe zhvillimi i agro-turizmit në këtë zonë duke qenë se kjo pjesë është e integruar në kuadër të një zone me shumë resurse turistike pjesë e parkut kombëtar të Shebenik Jabllanicë dhe në këtë këndvështrim synimi mbetet që zhvillimi i infrastrukturës të shoqërohet edhe me zhvillimi i agro-turizmit.

Thirrja ime është që të gjithë rrajcarët kudo ku ndodhen, është koha ta zhvillojmë duke u fokusuar në këtë pikë. Ne do të fillojmë shumë shpejt të financojmë me një grant prej 5 mijë eurosh çdo familje që ka dëshirë që shtëpinë ta shndërrojë në bujtinë. Është mbyllur edhe investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, një investim rreth 5 milion eurosh. Këto investime e bëjnë Rrajcën një zonë më një infrastrukturë komode për turistët”, deklaroi Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.