Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: S’ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, garantoj shqiptarët dhe të huajt se janë 100% të mbrojtura

10:06 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla jpg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka garantuar qytetarët shqiptarë dhe të huaj që kanë kaluar në kufinjtë e Shqipërisë se të dhënat e tyre janë 100% të mbrojtura.

“Lidhur me pretendimet për rrjedhje të informacionit në sistemin TIMS, garantoj çdo shqiptar dhe të huaj se të dhënat e tyre janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që ka rrjedhur nga ky sistem i fortifikuar, falë asistencës së partnerëve tanë të huaj.

Sistemi është 100% funksional, pretendimet për një çështje të operimit të brendshëm, nuk ka shqetësim për rrjedhje të dhënash. Jam informuar në kohë reale nga vetë personat që pretendonin për këtë problematikë dhe i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, përfshirjen e menjëhershme të Prokurorisë AntiKorrupsion, por sugjeruan që të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka regjistruar një procedim, e mbështes dhe në çdo rast duhet të vendosim një standard që kur Prokuroria nis hetimin ne duhet të heshtim.

Garantoj qytetarët shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë dhe dalë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Gjithë pretendimet të verifikohen nga Prokuroria, ta thotë ajo fjalën e fundit.

Nxis çdo rast të hetohet nga Prokuroria, por rezulton se s’ka pasur asnjë rrezik, kopjim apo akoma më keq, kur balta kthehet në piedestal, që të ketë përdorim të këtyre të dhënave. Është e pamundur, do vij sa herë të më kërkoni”, tha Balla.

Taulant Balla TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.