Gazetarja Klodiana Lala komentoi përgjimet e politikanit me emrin Taulant dhe lidhjet e tij me krimin. Provat për Taulant Ballën janë asgjësuar dhe ky është një vendim në shkelje të ligjit nga gjykata.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Balla është mbajtur në përgjime për më shumë se 48 orë ndërsa shtoi se drejtësia shqiptare është nën tutelën e politikës. Sakaq, Lala e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se disa numra u përgjuan pas masakrës në Elbasan në vitin 2016.
“E reja në vendin tonë nuk është që është përgjuar një politikan. U përgjua një shtetas me emrin Taulant që sipas verifikimeve pas ngjarjes së 3 shkurtit 2013 ku u vranë tre persona ku shënjestër ishte familjar Çapja, prokuroria ka referuar një listë të gjatë me numra telefonash që duhet të viheshin në përgjim se mund të jepnin të dhëna me interes për hetimin.
Në mesin e këtyre numrave janë vënë dhe disa numra që pas masakrës kanë komunikuar me Ardian Çapjan. Mes numrave është dhe një numër me 339 në fund, nuk po e them të plotë për arsye etike. Ky numër në vendimin e gjykatës nuk rezulton të jetë identifikuar si Taulant Balla por thuhet se i përket një shtetasi me emrin Taulant.