Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.
Kujtojmë se Taulant Balla është dhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.
Postimi i Ballës:
Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.