Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla vizitë zyrtare në Spanjë, bisedë me patrullën e Policisë së Madridit mbi menaxhimin e trafikut rrugor

12:58 / May 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6a16e56d 52c4 493e 9305 3d8d4eb57326
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore. Gjatë një bisede me patrullën e Policisë Rrugore të Madridit, ministri Balla u informua në lidhje me menaxhimin e trafikut si dhe u njoh me pajisjet që ata përdorin për monitorimin e trafikut, kamerat e trupit, mjetet elektrike, pajisjet për kontrollin e pijeve alkoolike etj.

Ekspertët i shpjeguan ministrit dhe delegacionit shqiptar që përbëhej nga zyrtarë të lartë të Policisë, se për menaxhimin e trafikut rrugor në Madrid, Policia Kombëtare spanjolle bashkëpunon me Policinë Bashkiake, sidomos në rast eventesh të mëdha.

Sa i përket sistemeve dhe pajisjeve që përdoren për monitorimin e trafikut, përkatësisht identifikimin e shkeljeve të ndryshme dhe sistemin e gjobave, punonjësit e Policisë rrugore spanjolle thanë se ato janë të lidhura online dhe të aksesueshme në kohë reale.

“Kamerat e trupit regjistrojnë automatikisht kur ka një ngjarje dhe janë të lidhura online në Icloud. Çdo punonjës ka kamerën e vetë, me të cilën regjistron njëkohësisht ngjarjen, nga kënde të ndryshme”, shpjeguan policët spanjollë.

Ministri Balla u interesua edhe për pajisjet dhe metodat e kontrollit për drejtuesit e mjeteve që konsumojnë pije alkoolike apo substanca të ndaluara dhe me këtë rast atij iu demonstrua edhe funksionimi i pajisjes.

Ministri Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku do takohet me homologun e tij, Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska dhe drejtues të lartë të Policisë Spanjolle.

balla Policisë së Madridit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.