Në “Ora e Betit”, avokatja e Popullit Erinda Ballanca u shpreh se Hetimi që bën Avokati i Popullit është administrativ. Ajo tha se dalim me vendime gjyqësore, por standardi i hetimit të Avokatit të Popullit në raport me të drejtat e njeriut është i një natyre tjetër nga prokuroria.
Ballanca: Hetimi që bën Avokati i Popullit është administrativ dhe një hetim që verifikon nëse të drejtat e këtij qytetari janë zbatuar dhe nëse ka pasur tejkalim të forcës nga ana e policisë, dhe në se është trajtuar më vonë me transparencë ngjarja në syrin e publikut.
Ne nuk dalim me vendime gjyqësore, por standardi i hetimit të Avokatit të Popullit në raport me të drejtat e njeriut është i një natyre tjetër nga prokuroria. Ne gjatë hetimit tonë marrin indicie që nuk kanë peshën e provës penale, por kanë bazë hetimi për ne.