Në një kohë që brenda parlamentit kishte tensione mes deputetëve të PD dhe kryetares së Parlamentit, jashtë qytetarët u përplasen me policinë.
Protestuesit janë përplasur me efektivët që janë rreshtur përpara Parlamentit, në tentativë për të shkuar drejt Kuvendit.
Por, qytetarët nuk janë lejuar nga policia. Ndërkohë në drejtim të efektivëve janë hedhur pjeshkë nga protestueset, ndërsa janë djegur edhe goma.