Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Gatishmëri e plotë për pastrimin dhe sigurinë e rrugëve pas reshjeve

11:10 / January 7, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6091
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për të minimizuar problematikat e shkaktuara nga kushtet atmosferike.

Balluku informoi se gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, është shënuar rritje e intensitetit të reshjeve në zonat juglindore, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në rajonin verior.

Reshje bore janë regjistruar në zonat Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.

Zëvendëskryeministrja theksoi se, si pasojë e kushteve atmosferike, janë evidentuar probleme me rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

Në rajonin verior, problematika është shfaqur në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj, Sopot-Kam, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen-Shpal, Shpal-Fushë Arrëz, Hani i Hotit-Dogana, Vermosh, Sevaster-Kalivaç, Kukës-Shishtavec, Shpal-K/Hadroj, Kukës-Krumë, Skuraj-Burrel dhe Peshkopi-Vasije.

Ndërkohë, në rajonin jugor, problematika është konstatuar në akset Lazart, Kardhiq-Delvinë dhe Lekël-Këlcyrë.

Balluku garantoi se kontraktorët, me mjete dhe punëtorë, janë në terren 24 orë në 24, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe duke garantuar sigurinë e qarkullimit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

belinda balluku gatishmëri pastrimin sigurinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.